U akuzua se po bllokon llogaritë e protestuesve/ Reagon Rama: As nuk kemi aftësinë…

U akuzua se po bllokon llogaritë e protestuesve/ Reagon Rama: As nuk kemi aftësinë…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me raportimet për kufizimin apo çaktivizimin e llogarive në rrjetet sociale të disa prej drejtuesve dhe mbështetësve të protestës qytetare në Tiranë. Përmes një postimi në rrjetin social X, Rama ka mohuar kategorikisht çdo përfshirje të qeverisë, duke deklaruar se institucionet nuk kanë asnjë rol në mbylljen apo kufizimin e llogarive në platformat sociale. “Le të jem absolutisht i qartë: ne nuk kemi të bëjmë fare me çaktivizimin ose kufizimin e ndonjë llogarie në mediat sociale, as nuk kemi aftësinë teknike për të kryer një operacion të këtij lloji”, shkruan kryeministri. Rama ka kritikuar edhe mënyrën se si, sipas tij, është paraqitur çështja nga disa prej organizatorëve dhe mbështetësve të protestës. Ai e cilëson si një përpjekje për t’ia...