U akuzua nga nxënëset për ngacmim seksual, gjykata vendos detyrim paraqitje për mësuesin në Selenicë
Lihet në detyrim paraqitje Albano Ahmeti 35-vjeçari që u akuzua për abuzim seksual ndaj nxënëseve të mitura në shkollën “Hajredin Beqari” në Selenicë. Avokatja Anxhela Karavokyri tha se kërkesa e prokurorisë ishte masa e arrestit në shtëpi. “Deri në këto momente nuk duam të bëjmë asgjë publike për shkak të karakterit sensitiv të çështjes”, deklaroi ajo për mediat. Mësuesi 35-vjeçar u ndalua më 6 nëntor, pasi 7 vajza të moshave 14–17 vjeçe denoncuan se ishin ngacmuar seksualisht prej tij në ambientet e shkollës. Ai dyshohet se i ngacmonte vajzat me fjalë dhe gjeste.
Burimi:
javanews.al