“Tym i bardhë” pas muajsh në krizë politike! Kurti dhe Abdixhiku vendosin: Bekim Sejdiu do të jetë President

“Tym i bardhë” pas muajsh në krizë politike! Kurti dhe Abdixhiku vendosin: Bekim Sejdiu do të jetë President

Albin Kurti, Bekim Sejdiu dhe Lumir Abdixhiku KOSOVË-Pas muajsh në ngërç politik, Kosova ka kandidatin për President! Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, kanë përfunduar takimin e radhës për çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke arritur një marrëveshje. Kandidat për postin e presidentit do të jetë Bekim Sejdiu, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Marrëveshja mes Kurtit dhe Abdixhikut pritet t’i hapë rrugën nisjes së procedurave parlamentare për zgjedhjen e presidentit të ri. Kurti ka zhvilluar dhe të tjera takime me Abdixhiun, por në asnjërën prej tyre nuk kanë arritur asnjë marrëveshje. Të gjitha partitë e tjera opozitare kanë refuzuar të bashkëpunojnë me Vetëvendosjen. Zgjedhjet e fundit në Kosovë u mbajtën me 7 qershor, rezultat që u dominua përsëri...