TVSH-ja për hotelet nga 6% në 10%, Topuzi: Po goditet turizmi, kemi propozimin tonë

TVSH-ja për hotelet nga 6% në 10%, Topuzi: Po goditet turizmi, kemi propozimin tonë

Propozimi për rritjen e TVSH-së për strukturat akomoduese nga 6% në 10%, në kuadër të paketës fiskale të vitit 2027, ka nxitur reagimin e sektorit të turizmit. Kreu i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Zak Topuzi, kundërshtoi këtë nismë, duke paralajmëruar se rritja e taksës do të rëndojë bizneset dhe dobëson konkurrueshmërinë e Shqipërisë në rajon. Sipas Topuzit, norma e reduktuar e TVSH-së nuk përbën një favor për hotelerinë, por një masë që synon të krijojë kushte të barabarta konkurrimi me vendet e tjera. Ai solli si shembull Malin e Zi, ku TVSH-ja për hotelet është 7%, ndërsa theksoi se bizneset shqiptare po përballen me rritje të kostove dhe ulje të fitimeve. “Projektvendimi që përcjell qeveria për rritjen e TVSH-së nga 6% në 10% është një...