“TVSH-ja në hoteleri rritet në 10%”- Rama për buxhetin: Supertaksa për apartamentet bosh dhe vilat në bregdet!
Kryeministri Edi Rama, në një mesazh drejtuar qytetarëve në kuadër të paketës së re fiskale, ka bërë me dije disa nga ndryshimet që pritet të përfshihen në politikat e reja të taksimit. Kreu i qeverisë ka konfirmuar se do të mbetet i paprekur zotimi për taksën zero mbi fitimin për biznesin e vogël deri në vitin 2029, ndërsa paralajmëroi rritjen e TVSH-së për sektorin e hotelerisë, me përjashtim të agroturizmit, si dhe vendosjen e taksave të reja për pronat luksoze dhe makinat e shtrenjta. “Qëndron i paprekur zotimi ynë publik, taksa zero mbi fitimin për gjithë biznesin e vogël deri në 2029”, deklaroi Rama, duke nënvizuar se qeveria do të vijojë të mbajë në fuqi këtë angazhim ndaj sipërmarrjeve të vogla. Një nga ndryshimet kryesore...
Burimi:
javanews.al