TVSH e lartë dhe euro e dobët, biznesi paralajmëron rritje çmimesh dhe humbjen e konkurrueshmërisë
Komuniteti i biznesit ka reaguar me shqetësim ndaj planeve të qeverisë për rritjen e TVSH-së për hotelet dhe strukturat akomoduese nga 6 % në 10 %. Ata thonë se ky vendim godet konkurueshmërinë e Shqipërisë në këtë sektor dhe paralajmërojnë rritjen e çmimeve. SYRI TV Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të përballen me një normë më të lartë tatimi. Qeveria ka propozuar që, nga 1 janari 2027, TVSH-ja për akomodimin të rritet në 10%, një ndryshim nga i cili llogarit të arkëtojë 593 milionë lekë shtesë në buxhet. Sic shkruan revista ekonomike Monitor, masa, e përfshirë në Paketën Fiskale 2027, prek një nga lehtësitë kryesore që iu dhanë sektorit në vitin...
Burimi:
syri.net