TURQIA SHTERPE NE LIGEN E KOMBEVE, SHKARKOHET MONTELLA – PASUESI
Vincenzo Montella duket se është në prag të largimit nga drejtimi i Kombëtares së Turqisë. Sipas mediave turke, Federata Turke e Futbollit ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin italian, pas serisë së rezultateve negative të kombëtares. Gazeta “Milliyet” raporton se vendimi për shkarkimin e Montellës është marrë dhe pritet të formalizohet të premten. Pozitat e italianit janë dobësuar ndjeshëm pas rezultateve të fundit, ku Turqia ka pësuar dy humbje ndaj Italisë në Ligën e Kombeve, ndërsa paraqitja në Kupën e Botës ka shtuar kritikat ndaj stafit teknik. Një tjetër element që rëndon situatën është seria e fundit prej shtatë ndeshjesh. Turqia ka arritur vetëm një fitore, ndërsa ka pësuar gjashtë humbje, duke e bërë gjithnjë e më të vështirë vazhdimin e aventurës së Montellës....
Burimi:
ntv.al