Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump, ku diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Sipas një deklarate të Presidencës turke, Erdogan theksoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes Ankarasë dhe Uashingtonit, në prag të 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve dypalëshe në vitin 2027. Ai nënvizoi se Turqia do të vijojë përpjekjet për të zgjeruar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara në të gjitha fushat. Gjatë bisedës, një vëmendje e veçantë iu kushtua situatës në Lindjen e Mesme. Erdogan e informoi Trumpin për qëndrimin e Ankarasë ndaj zhvillimeve në rajon, duke përfshirë Ngushticën e Hormuzit dhe Jemenin. Sipas Presidencës turke, ai bëri të ditur se Turqia po monitoron nga afër situatën dhe...
Burimi:
javanews.al