“Turp kjo që bëhet”- Genti Tare: SPAK bëri show me Igli Taren, e mbajti 6 orë brenda, por vetëm një orë iu bënë pyetje!
Vëllai i ish-futbollistit Igli Tare, Genti Tare, ka ngritur akuza ndaj SPAK lidhur me mënyrën se si është zhvilluar marrja në pyetje e vëllait të tij dhe sekuestrimi i një vile në Palasë. Gjatë një ndërhyrjeje telefonike në emisionin “Top Story”, Genti Tare tha se, sipas tij, qëndrimi gjashtëorësh i Igli Tares në SPAK nuk ka nënkuptuar gjashtë orë marrje në pyetje. Tare pretendoi se vetëm një orë ka qenë kohë efektive e pyetjeve, ndërsa pjesën tjetër të qëndrimit ai e cilësoi si “teatër”. “Një orë kanë qenë pyetje efektive, 5 orët e tjera kanë qenë teatër. Që të dilte lajmi: Igli Tare 6 orë në SPAK”, deklaroi Genti Tare. Më tej, vëllai i ish-futbollistit pretendoi se në rastin e sekuestrimit të vilës në Palasë,...
Burimi:
javanews.al