Turneu UEFA Development U15 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e dytë me Rumaninë – Balkanweb.com – News24

Turneu UEFA Development U15 për vajza / Shqipëria luan ndeshjen e dytë me Rumaninë – Balkanweb.com – News24

Shqipëria U15 e vajzave ka luajtur ndeshjen e dytë në “UEFA Development Women’s U15 Tournament”, teksa është mundur nga Rumania U15 me rezultatin 2-12. Trajnerja Rabie Tota e nisi sfidën me këtë formacion: Grea Tula, Enxhi Xhyra, Rajla Grembi, Hera Guda, Klea Selmani, Rukena Demushi (C), Perla Kallanxhi, Estela Gjoni, Glorja Kupe, Anila Sherri dhe Amelia Simaku. Ndeshja nisi mirë për Rumaninë, që arriti të shënonte që në minutën e tretë me Daria Simion. Më pas, skuadra kuqezi tentoi disa herë të ndryshonte rrjedhën e lojës, por pa sukses. Në nisjen e pjesës së dytë, Szekely shënoi golin e dytë për vajzat rumune, ndërsa situata u vështirësua për Shqipërinë pas daljes me karton të kuq të Shoshës. Pavarësisht se mbeti me një lojtare më pak,...