Turizmi në gusht shënon rritjen më të dobët që nga pandemia, hyrjet e të huajve rriten vetëm 2%
Turizmi humbi ritëm në gusht. Hyrjet e shtetasve të huaj u rritën me vetëm 2% krahasuar me një vit më parë, ritmi më i ulët i rritjes për këtë muaj që nga pandemia. Në gusht 2026 u regjistruan rreth 2.43 milionë hyrje të shtetasve të huaj, nga 2.38 milionë në të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Gushti është zakonisht muaji që sjell numrin më të lartë të vizitorëve të huaj në vend dhe, ndonëse në terma absolute ky vit mbetet rekord, ritmi i rritjes është ngadalësuar ndjeshëm. Pas rimëkëmbjes së fortë nga pandemia, hyrjet e të huajve në gusht u rritën me 11.2% në 2022, me 18.3% në 2023, me 7.2% në 2024 dhe me 9.9% në 2025. Rritja prej vetëm 2% këtë vit...
Burimi:
syri.net