Turizmi hyn në një fazë të re/ 3 milionë dollarë për projektin e ri

Turizmi hyn në një fazë të re/ 3 milionë dollarë për projektin e ri

Shqipëria pritet të përfitojë një grant prej 3 milionë dollarësh për hartimin e një projekti të ri në sektorin e turizmit, me synim zgjerimin e ofertës turistike dhe përfshirjen e më shumë zonave të vendit në itineraret e vizitorëve. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, bëri të ditur se financimi mbështetet nga Banka Botërore përmes BERZH-it dhe do të përdoret në fazën përgatitore të projektit. Fondet do të shërbejnë për studime, planifikim dhe identifikimin e investimeve prioritare. Një nga objektivat kryesore është krijimi i lidhjeve më të mira mes zonave bregdetare dhe territoreve të brendshme të vendit. Përmes këtij modeli synohet që destinacionet natyrore, historike dhe kulturore në qarqe të ndryshme të përfshihen në itinerare më të gjera turistike. Projekti parashikon gjithashtu ndërhyrje...