Turistja skoceze u gjet e pajetë në Durrës, pranë saj vajza 2-vjeçare
Një turiste 25-vjeçare nga Skocia, Ferne King, është gjetur pa shenja jete në apartamentin që kishte marrë me qira nëDurrës. Pranë saj, në shtrat, ndodhej vajza e saj 2-vjeçare, e cila fatmirësisht nuk kishte pësuar lëndime. Ngjarja u zbulua më 8 tetor, kur punonjësja e pastrimit hyri në apartamentin ku 25-vjeçarja po qëndronte së bashku me tëbijën, gjatë pushimeve në qytetin bregdetar shqiptar. Sipas raportimeve, punonjësja e gjeti Ferne King të pajetë në shtrat, ndërsa vogëlushja ndodhej pranësaj, në gjendje të mirë shëndetësore. Ajo njoftoi menjëherë shërbimet e emergjencës. Një nga pistat që po shqyrtojnë autoritetet është ajo e një arresti kardiak. Megjithatë, shkaku i saktëi vdekjes ende nuk është përcaktuar, pasi priten rezultatet e analizave toksikologjike të kryera në laborator. Deri më tani, nuk...
Burimi:
ntv.al