Turi i kreut të KE në Ballkan, Albin Kurti takohet me Ursula von der Leyen!
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Pas takimit do të mbahet konferencë për media. Po sot von der Leyen do të zhvillojë një takim edhe me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Vizita në Kosovë është ndalesa e dytë e Von der Leyen në turin rajonal, pas Tiranës, ku të mërkurën u takua me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Axhenda e saj në Ballkan vijon më pas në Malin e Zi, me vizitën në Podgoricë gjatë ditës së sotme, ndërsa më 2 tetor ajo do të udhëtojë drejt Shkupit.
Burimi:
javanews.al