Tuneli i Krrabës ndryshon qarkullimin për 20 ditë, ja oraret dhe rregullat e reja
Tuneli i Krrabës ELBASAN- Tuneli i Krrabës do të funksionojë me kufizime të përkohshme gjatë 20 ditëve të ardhshme, për shkak të punimeve të planifikuara për pastrimin e mureve dhe pajisjeve të tunelit. Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar punimet nisin ditën e nesërme më 7 tetor në tubin e drejtimit Elbasan-Tiranë. Gjatë ndërhyrjes, qarkullimi në të dyja drejtimet do të përqendrohet në tubin Tiranë-Elbasan. Ndryshimi do të jetë i vlefshëm vetëm gjatë orëve të natës. Nga ora 21:00 deri në 06:00 të mëngjesit automjetet do të kalojnë vetëm përmes njërit tub, ndërsa gjatë ditës qarkullimi do të vijojë sipas skemës normale, nga ora 06:00 deri në 21:00, me të dy tubat në përdorim. Përgjatë orarit të kufizimeve në zonën e tunelit do të jetë i pranishëm...
Burimi:
zeri.ai