Tuchel vlerëson Harry Kane pas fitimit të Topit të Artë: Më në fund, bota e njeh vlerën tënde të vërtetë

Tuchel vlerëson Harry Kane pas fitimit të Topit të Artë: Më në fund, bota e njeh vlerën tënde të vërtetë

Trajneri i kombëtares së Anglisë, Thomas Tuchel, ka uruar kapitenin e tij Harry Kane, pas fitimit të çmimit Topi i Artë 2026, duke u shpallur si futbollisti më i mirë në botë. Sulmuesi anglez la pas Kylian Mbappé dhe Lamine Yamal, duke e fituar këtë trofe prestigjioz për herë të parë në moshën 33-vjeçare. Një arritje që kurorëzon një sezon ku ai konfirmoi sërish statusin e tij si një nga sulmuesit më të mirë në botë. Trajneri Tuchel, i cili e ka drejtuar Kane edhe gjatë kohës së tij te Bayern Munich, i është drejtuar atij me këtë mesazh: “Urime, Harry, për këtë Top të Artë plotësisht të merituar”. “Shpeshherë më kanë munguar fjalët për të përshkruar paraqitjet e tua, por jam shumë i lumtur...