Tryeza e pagave, magjistratët refuzojnë ftesën e Ramës, në mbledhje do të shkojë vetëm Gjykata e Lartë
Gjykata e Lartë, shoqatat e gjyqtarëve, Prokuroria e Përgjithshme e Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë bojkotuar thirrjen e kryeministrit Edi Rama për të diskutuar bashkërisht për një skemë të re për përllogaritjen e pagave të magjistratëve. Rama e ka thirrur mbledhjen e tryezës sot në orën 12:30, ftesë të cilës pozitivisht i është përgjigjur vetëm kreu i Këshillit të Lartë Gjyqësor Ilir Rusi. Ka qenë Gjykata e Lartë me në krye Sokol Sadushin, i cili publikisht tha se për aq kohë sa kjo çështje është në duart e Gjykatës Kushtetuese, diskutimet në kanë efekt, por vetëm pasi GJK të shprehet me një vendim. “Pas ftesës së datës 18 shtator ka ndodhur një zhvillim institucional që nuk ekzistonte në atë moment dhe që lidhet drejtpërdrejt...
Burimi:
javanews.al