Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

Trupat amerikane tërhiqen nga Iraku, Trump reagon: Ditë e madhe për Amerikën!

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë të ditur se forcat e fundit amerikane po largohen nga Iraku, duke deklaruar se Operacioni Inherent Resolve, fushata e udhëhequr nga SHBA kundër Shtetit Islamik e nisur në vitin 2014, ka përfunduar nën udhëheqjen e tij. “Kjo është një ditë e madhe për Amerikën Ne erdhëm për të luftuar një kalifat. Nuk ka më kalifat. Po shkojmë në shtëpi!”, shkroi Trump në Truth Social. Sipas presidentit, largimi i forcave të koalicionit dhe i pajisjeve nga baza ajrore e Erbil-it u krye në mënyrë të rregullt. Ai e cilësoi këtë si “fundin e një ekskursioni shumë të shtrenjtë në ferr”. Trump ia hodhi fajin “vendimmarrjes shumë të keqe” që tërhoqi Shtetet e Bashkuara në Irak në vitin 2003 nën presidentin...