Trump vë në lëvizje shkëmbimin historik të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, Zelensky zbulon përparimin në negociata
Shtëpia e Bardhë ka nisur përgatitjet për një shkëmbim të paprecedentë të të burgosurve mes Rusisë dhe Ukrainës, i cili mund të jetë më i madhi që prej fillimit të luftës mes dy vendeve. Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësja e zëvendëspresidencës së Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, e cila njoftoi se të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, kanë zhvilluar punë intensive me të dyja palët për të avancuar procesin. Sipas Kelly-t, përpjekjet po zhvillohen me udhëzimin e Trump dhe synojnë përfundimin e konfliktit, si dhe arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve. Ajo i cilësoi zhvillimet si një “përparim inkurajues drejt paqes”. Një ditë më parë, pas takimit në Dublin me dy përfaqësuesit amerikanë, presidenti...
Burimi:
javanews.al