Trump thotë se republikanët duhet të ‘fitojnë me një rezultat dërrmues’ në thirrjen e fundit drejtuar votuesve
Presidenti Trump deklaroi të hënën se republikanët duhet të jenë në gjendje të “fitojnë me një rezultat dërrmues”, ndërsa paralajmëroi se arritjet e administratës së tij do të “fshihen” nëse demokratët fitojnë zgjedhjet e mesit të mandatit. “Të gjitha gjërat që kemi bërëdo të fshihen”, i tha Trump drejtuesit të Fox News, Sean Hannity, duke iu referuar asaj që do të ndodhë me politikat e tij për heqjen e taksave mbi bakshishet, orët shtesë të punës dhe përfitimet e sigurimeve shoqërore, nëse demokratët fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit në zgjedhjet e mesit të mandatit. “Ata duhet të dalin”, u bëri thirrje Trump votuesve republikanë në mesazhin e tij të fundit përpara ditës së zgjedhjeve. “Zëreni se jam unë në fletën e votimit....
Burimi:
syri.net