Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Trump sulmon demokratët në fjalimin e fundit para zgjedhjeve: Janë jashtëzakonisht të rrezikshëm

Në fjalimin e tij të fundit para zgjedhjeve të së martës, presidenti amerikan Donald Trump përuroi një projekt në Uashington, por nuk la pa sulmuar edhe kundërshtarët e tij demokratë. Bëhet fjalë për “Reflecting Pool”, liqenin e madh artificial ku pasqyrohen monumentet kushtuar George Washington-it dhe Abraham Lincoln-it. Gjatë fjalimit, pasi foli për projektin, Trump i cilësoi kandidatët demokratë si “jashtëzakonisht të rrezikshëm”. Sipas tij, ata mbështesin xhihadistët, Vëllazërinë Myslimane dhe “të tjerë që as nuk mund t’i imagjinoni”. Presidenti amerikan i akuzoi demokratët se mbështesin politika të tmerrshme, duke iu referuar veçanërisht qëndrimeve të tyre për imigracionin dhe të drejtat e personave transgjinorë. “Ne do ta mbrojmë vendin tonë, kulturën tonë dhe trashëgiminë tonë për brezat që do të vijnë”, deklaroi Trump. “Kemi luftuar...