Trump shqyrton shkarkimin e Pete Hegseth nga posti i sekretarit të Mbrojtjes
Presidenti amerikan Donald Trump po shqyrton mundësinë e zëvendësimit të sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, pas humbjes së rëndë të republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit, të cilat i dhanë demokratëve shumicën si në Dhomën e Përfaqësuesve, ashtu edhe në Senat. Sipas informacioneve të publikuara nga CBS News, presidenti amerikan ka nisur të diskutojë me bashkëpunëtorët dhe këshilltarët e tij nëse Hegseth duhet të vijojë të qëndrojë në krye të Pentagonit. Ndër emrat që po përmenden si kandidatë të mundshëm për ta zëvendësuar është edhe guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis. Megjithatë, burime pranë administratës sqarojnë se Trump nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për largimin e sekretarit. Emri i DeSantis është përmendur në diskutimet që po zhvillohen në prapaskenë për drejtimin e ardhshëm të...
Burimi:
javanews.al