Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Presidenti amerikan Donald Trump ka shpallur zyrtarisht periudhën 1–7 nëntor si “Javën e Antikomunizmit”, vetëm pak orë përpara se të nisnin të publikoheshin rezultatet kryesore të zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Përmes një shpalljeje të publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, Trump u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të qëndrojnë të bashkuar kundër asaj që ai e cilësoi si kërcënim komunist ndaj mënyrës amerikane të jetesës. “Me anë të kësaj shpall javën nga 1 nëntori deri më 7 nëntor si Java e Antikomunizmit. U bëj thirrje të gjithë amerikanëve të qëndrojnë të vendosur në mbrojtje të tyre kundër çdo kërcënimi ndaj mënyrës amerikane të jetesës dhe të mbrojnë flakën tonë të ndezur të lirisë nga errësira e komunizmit”, thuhet në shpalljen e...