Trump shkarkon Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special të SHBA-së për Partneritetet Globale
Presidenti amerikan Donald Trump ka shkarkuar Paolo Zampollin nga detyra e të dërguarit special të Shteteve të Bashkuara për Partneritetet Globale.Ai u shkarkua vetëm pak orë pasi Politico publikoi një artikull ku pasqyrohej përplasja disamujore mes tij dhe zëvendëssekretarit të Shtetit, Christopher Landau, e zhvilluar përmes shkëmbimeve të email-eve. Një zyrtar amerikan konfirmoi të enjten shkarkimin e Paolo Zampollit, duke deklaruar se “mandati i tij si i dërguar special është ndërprerë dhe ai nuk është më punonjës i qeverisë”. I pyetur për të komentuar shkarkimin e tij, Zampolli u shpreh në një deklaratë: “T’i shërbeja presidentit Donald Trump dhe Shteteve të Bashkuara ka qenë nderi më i madh i jetës sime. I jam thellësisht mirënjohës presidentit Trump, sekretarit Rubio dhe gjithë ekipit”. “Tani është koha për...
Burimi:
syri.net