Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Trump përjashton CNN, Politico dhe MsNow nga Shtëpia e Bardhë: Përhapin lajme të rreme!

Lufta midis Donald Trump dhe shtypit të lirë amerikan ka arritur një pikë të re kulmore, shkruajnë mediat e huaja. Presidenti ka njoftuar, nëpërmjet mediave sociale, vendimin e tij për të ndaluar tre media kryesore për të marrë pjesë në konferenca dhe evente në Shtëpinë e Bardhë: rrjetin MsNow, emri i ri i kanalit historik dhe liberal amerikan të lajmeve MSNBC; gazetën online Politico, ndër më të informuarat mbi ngjarjet në Uashington; dhe CNN, e cila ka qenë nën vëzhgim që nga mandati i tij i parë, kur në vitin 2018 u shkarkua korrespondenti Jim Acosta, i cili u fajësua për bërjen e një pyetjeje të pakëndshme gjatë një konference për shtyp. Në atë kohë, rrjeti ngriti padi dhe akreditimi i gazetarit u revokua. “Jam krenar të njoftoj se, me efekt...