Trump pas takimit me Putin dhe Xi Jinping në Kinë: Nuk do të marr vendime për Ukrainën pa Zelenskyn!
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se nuk do të marrë asnjë vendim përfundimtar lidhur me luftën në Ukrainë pa përfshirjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyy. Deklarata e Trump vjen pas takimit historik trepalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, dhe atë kinez, Xi Jinping, të zhvilluar në Shenzhen të Kinës. “Nuk do të merrja asnjë vendim përfundimtar në lidhje me luftën në Ukrainë pa Zelenskyn”, u shpreh presidenti amerikan. Trump foli gjithashtu për marrëdhënien mes Putinit dhe homologut ukrainas, duke thënë se presidenti rus ishte jashtëzakonisht i zemëruar me Zelenskyn për sulmin ndaj Urës së Krimesë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë shtoi se e kuptonte zemërimin e liderit rus. Nga ana tjetër, mungesa e Ukrainës në samitin trepalësh ka shkaktuar pakënaqësi në Kiev. Presidenti Zelenskyy...
Burimi:
javanews.al