Trump paralajmëron dërgimin e forcave federale në qytetet demokrate: “Do të ndërhyj nëse do të jetë e nevojshme”
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi të martën se është i gatshëm të dërgojë forca federale në qytetet e drejtuara nga demokratët, edhe pa miratimin e autoriteteve lokale, nëse e konsideron të nevojshme. Deklarata u bë gjatë një interviste në emisionin “The Dan Bongino Show”, ku Trump u pyet për mundësinë e rikthimit të asaj që u përshkrua si “gjakderdhje në qytetet blu”. I pyetur nëse do të ndërhynte në qytetet liberale edhe në rast se kryetarët e bashkive nuk do të bashkëpunonin me administratën e tij, Trump u përgjigj: “Do të vijë një moment kur do ta bëj këtë nëse do të më duhet”. Gjatë intervistës telefonike, prezantuesi ngriti shqetësimin se zgjedhja e kandidatëve që ai i cilësoi si “demokratë socialistë”, si...
Burimi:
javanews.al