TRUMP NXJERR FATUREN E LUFTES: ALEATET I MBROJTEM NGA IRANI, TANI NA JEPNI PARATE SE JU SHPETUAM
Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me kostot e luftës me Iranin, duke kërkuar që vendet që janë mbrojtur nga Shtetet e Bashkuara gjatë konfliktit të rimbursojnë Uashingtonin për të gjitha shpenzimet e operacioneve ushtarake. Në një intervistë për emisionin “60 Minutes” të CBS News, Trump deklaroi se shtetet që kanë përfituar nga mbrojtja amerikane duhet të paguajnë faturën e luftës, duke argumentuar se pa ndërhyrjen e SHBA-së, disa prej këtyre vendeve nuk do të ekzistonin në formën e tyre aktuale. Deklarata e tij rikthen në qendër të vëmendjes çështjen e kostos financiare të konfliktit me Iranin dhe marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij. “Pa ne, Izraeli nuk do të ekzistonte” Gjatë intervistës, Trump vuri theksin veçanërisht te roli...
Burimi:
ntv.al