Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Trump: Nuk e shoh si goditje ndaj presidencës sime, urime demokratëve!

Presidenti amerikan Donald Trump ka minimizuar humbjet e partisë së tij në zgjedhjet e mesit të mandatit, duke deklaruar se rezultatet nuk i konsideron si një qortim ndaj presidencës së tij. Në një intervistë telefonike të drejtpërdrejtë për Fox News, Trump reagoi pasi CNN parashikoi fitore të demokratëve dhe marrjen e kontrollit të Kongresit amerikan. “Por unë nuk e shoh si një goditje ndaj meje. Kemi pasur dy vitet më të mira në historinë e presidencës për sa i përket ekonomisë dhe të gjitha gjërave që kemi bërë”, deklaroi Trump. I pyetur për mesazhin e tij të fundit drejtuar qytetarëve amerikanë, presidenti zgjodhi të përgëzonte demokratët për rezultatet e arritura. “Urime demokratëve. Ata bënë një punë të mirë. Ata e kanë kërkuar këtë për 11...