Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Trump ngriti dolli për miqësinë me Kinën, gjithçka u bisedua mes dy liderëve

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, tha se Shtetet e Bashkuara dhe Kina duhet të veprojnë së bashku si fuqi të mëdha dhe të përgjegjshme, gjatë një darke shtetërore të organizuar në Shtëpinë e Bardhë nga presidenti amerikan Donald Trump. Trump e priti Xi Jinpingun në një atmosferë festive dhe gjatë darkës vlerësoi marrëdhënien mes dy liderëve, duke thënë se ata “nuk kanë qenë kurrë më mirë” me njëri-tjetrin. Ai ngriti një dolli për një të ardhme me “harmoni, paqe dhe sukses” për të dyja vendet. Xi tha se të dyja fuqitë duhet të përmbushin pritshmëritë e popujve të tyre dhe të ndërtojnë një marrëdhënie konstruktive e të qëndrueshme. Ai deklaroi se dy vendet duhet të eksplorojnë një “qasje të re” për mënyrën sesi fuqitë e...