Trump i shpall luftë Hagës! Sanksione, presion dhe beteja për drejtësinë ndërkombëtare

Trump i shpall luftë Hagës! Sanksione, presion dhe beteja për drejtësinë ndërkombëtare

Një përplasje e hapur po zhvillohet mes Uashingtonit dhe Gjykatës Penale Ndërkombëtare. Pas sanksioneve ndaj zyrtarëve të ICC, Donald Trump ka bërë një hap të ri nga Asambleja e Përgjithshme e OKB. Ai u ka kërkuar shteteve të tërhiqen nga Gjykata, të cilën e cilësoi si  të keqe dhe arbitrare. Në qendër të konfliktit janë urdhër-arrestet ndaj Benjamin Netanyahut, por edhe juridiksioni i ICC ndaj shtetasve amerikanë. Sa larg mund të shkojë kjo përplasje dhe çfarë rrezikon vetë drejtësia ndërkombëtare? Administrata Trump ka nisur një fushatë agresive e të paprecedentë kundër Gjykatës Penale Ndërkombëtare, me synimin për ta dobësuar dhe izoluar këtë insitucion. Uashingtoni po përgatitet të godasë me sanksione jo vetëm zyrtarë të ICC-së, por vetë Gjykatën mes përplasjes për hetimet dhe vendimet që...