Trump hap thesin, premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse fiton zgjedhjet

Trump hap thesin, premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan nëse fiton zgjedhjet

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një premtim të bujshëm gjatë konventës së republikanëve në Dallas, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara. Trump deklaroi se, nëse republikanët arrijnë të fitojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit, çdo i rritur amerikan mund të përfitojë një “dividend” prej 5 mijë dollarësh. Sipas presidentit amerikan, këto para duhet të shpenzohen brenda Shteteve të Bashkuara, duke synuar nxitjen e ekonomisë vendase. Gjatë fjalimit, Trump u bëri thirrje qytetarëve amerikanë të votojnë për kandidatët republikanë, duke e cilësuar garën e ardhshme si vendimtare për të ardhmen e vendit. Ai paralajmëroi se një fitore e demokratëve do të vinte në rrezik politikat e administratës së tij për kontrollin e kufijve, taksat, sigurinë kombëtare dhe ekonominë....