Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën në OKB: Janë angazhuar për stabilizimin e Gazës

Trump falënderon Shqipërinë dhe Kosovën në OKB: Janë angazhuar për stabilizimin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka përmendur Shqipërinë dhe Kosovën gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, duke i falënderuar për angazhimin e tyre në mbështetje të planit për paqen dhe stabilizimin e Gazës. Trump tha se dhjetëra vende janë bashkuar me të në kuadër të Bordit të Paqes, ndërsa vlerësoi kontributet financiare për ndihmën humanitare dhe rindërtimin e Gazës. “Dua të shpreh mirënjohjen time për Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për mbështetjen unanime të planit tonë me 20 pika për paqen në Gaza dhe për miratimin zyrtar të Bordit të Paqes”, u shpreh Trump. Ai theksoi se rreth 30 vende i janë bashkuar Bordit të Paqes, të cilin tha se ka nderin ta drejtojë. Në...