Trump drejt Azisë, në agjendë takimi historik me Xi Jinping dhe Vladimir Putin
Presidenti amerikan Donald Trump pritet të zhvillojë një vizitë në Azi, ku do të marrë pjesë në dy samite të rëndësishme në Manila dhe Shenzhen, në një përpjekje për të forcuar pozitat e tij ndërkombëtare dhe për të kundërshtuar kritikat ndaj lidershipit të tij në SHBA. Vëmendja kryesore do të përqendrohet te takimi i paprecedentë trepalësh mes Trumpit, presidentit kinez Xi Jinping dhe presidentit rus Vladimir Putin, në kuadër të samitit të APEC-ut në Shenzhen. Sipas agjendës së paralajmëruar, një nga temat kryesore të diskutimit do të jetë mospërhapja e armëve bërthamore. Trump ka shprehur besimin se mund të arrihet një marrëveshje e re mes fuqive më të mëdha bërthamore, veçanërisht pas skadimit në shkurt të traktatit për armët bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë. Megjithatë,...
Burimi:
javanews.al