Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme

Trump: Do ta pranoj rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, nëse janë të ndershme

Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi të martën se do të respektojë rezultatin e zgjedhjeve të mesit të mandatit, me kusht që ato të zhvillohen në mënyrë të ndershme. “Do ta bëj, nëse janë zgjedhje të ndershme, po”, u tha Trump gazetarëve, kur u pyet nëse do t’i pranonte rezultatet pavarësisht se cili do të ishte përfundimi i garës. Deklarata vjen në një kohë kur presidenti ka vënë vazhdimisht në pikëpyetje integritetin e procesit zgjedhor dhe ka ndërmarrë hapa për të zgjeruar rolin e qeverisë federale në mbikëqyrjen e zgjedhjeve, të cilat administrohen kryesisht nga shtetet. Javën e kaluar, Trump deklaroi se kishte udhëzuar Departamentin e Drejtësisë të përgatiste një padi paraprake kundër certifikimit të garës për Senatin në Alaskë, në rast se kandidati republikan humbiste....