TRUMP BEN GATI BOMBA PER NETANYAHUN

TRUMP BEN GATI BOMBA PER NETANYAHUN

Administrata e Donald Trump po përgatit një paketë të re armësh për Izraelin, me vlerë rreth 2.8 miliardë dollarë. Në qendër të marrëveshjes janë rreth 40 mijë bomba të rënda, me peshë rreth 907 kilogramë secila, në një prej dërgesave më të mëdha të këtij lloji për Izraelin në vitet e fundit. Sipas The Washington Post, municionet janë projektuar për përdorime të ndryshme, përfshirë goditjen e objektivave dhe strukturave të fortifikuara. Marrëveshja pritet të financohet përmes programit amerikan Foreign Military Financing, ndërsa administrata amerikane ua ka paraqitur tashmë propozimin, në mënyrë jozyrtare, komisioneve përkatëse të Kongresit. Por paketa ende nuk është përfundimtare. Ajo duhet të kalojë procedurat e shqyrtimit dhe mund të pësojë ndryshime përpara se të finalizohet. Dërgesa e propozuar vjen në një moment...