Tronditet Shkodra, 25-vjeçari qëllon me armë zjarri babë e bir, i riu ndërron jetë në spital!
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër, ku një 25-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy shtetasve, babë e bir, 63 dhe 24-vjeç. Ata u dërguan në spital, por 24-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve. Policia bën me dije se ngjarja është shënuar rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku pas një sherri, 25-vjeçari Andri Vulaj ka plagosur me armë zjarri babë e bir, Qamil Luli 63 vjeç dhe Ylber Luli 24 vjeç. I plagosur me thikë ka mbetur edhe vetë autori, ndërsa është vënë në pranga nga policia. 24-vjeçari ndërroi jetë në spital, ndërsa autorit i është sekuestruar pistoleta me të cilën kreu krimin. Policia thotë se po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Burimi:
kohajone.com