Tronditet lindja e Mesme/ Trump nuk e lë Iranin të marr frymë: Do kthehemi të hedhim edhe ca bomba të tjera

Tronditet lindja e Mesme/ Trump nuk e lë Iranin të marr frymë: Do kthehemi të hedhim edhe ca bomba të tjera

Presidenti amerikan Donald Trump ka rikthyer retorikën e ashpër ndaj Iranit, duke lënë të hapur mundësinë e veprimeve të tjera ushtarake nëse Teherani nuk përmbush kërkesat e Uashingtonit. Deklaratat vijnë në një moment kur negociatat SHBA-Iran mbeten të bllokuara dhe tensionet në rajon janë në rritje. Përplasja mes Uashingtonit dhe Teheranit vijon të mbetet në qendër të zhvillimeve ndërkombëtare. Trump ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Iranit, duke kërkuar që Republika Islamike të heqë dorë plotësisht nga çdo mundësi për të zotëruar armë bërthamore. Ndërkohë, presidenti amerikan ka sinjalizuar se rikthimi në tryezën e negociatave mund të ndodhë vetëm nëse plotësohen kushtet e vendosura nga Shtetet e Bashkuara. Më 19 gusht, Trump deklaroi se bisedimet mund të rifillojnë “në një moment”, por se aktualisht...