Tronditet Gjirokastra, shpërthen një makinë para komisariatit, shoferi në gjendje të rëndë (FOTO)
Një shpërthim i fuqishëm tronditi Gjirokastrën para 15 minuta. Nga të dhënat e para mësohet një automjet tip “Benz” ka shpërthyer pranë komisariatit të qytetit. Është ende e paqartë se cfarë ka ndodhur, nëse kemi të bëjmë me eksploziv apo defekt tjetër të mjetit. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje. Argjiroja.net sjell pamje ekskluzive pak pas shpërthimit teksa mëson se në gjendje të rëndë ndodhet drejtuesi i makinës, identiteti i të cilit nuk dihet ende.
Burimi:
argjiroja.net