No Image Available

Tronditëse/ Makina përfundon në kanal, po udhëtonin 3 motrat dhe një foshnje

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtbardhë, ku një automjet tip “Ford” ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor. Në automjetin e marrë me qira udhëtonin tre motra dhe një foshnjë rreth dy muajshe, të cilat po shkonin drejt Beratit. Si pasojë e aksidentit, njëra prej pasagjereve ka marrë lëndime të lehta. Ajo dhe foshnja janë transportuar në spitalin e Lushnjës për kontroll mjekësor. Sipas informacioneve paraprake, drejtuesja e automjetit nuk ka arritur të dallojë kthesën dhe ka vijuar drejt, duke dalë nga rruga. Mungesa e ndriçimit në këtë segment dyshohet si një nga faktorët që mund të ketë ndikuar në aksident, por rrethanat e plota mbeten për t’u sqaruar. Fatmirësisht, kanali ku përfundoi automjeti nuk kishte ujë...