Tronditëse/ Makina del nga rruga dhe përfundon në humnerë, dyshohet për 1 viktimë
Një aksident i rëndë rrugor është raportuar pak minuta më parë në aksin Qafë Buall–Krastë, në zonën e Martaneshit. Sipas të dhënave paraprake, një automjet dyshohet se ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një humnerë. Nga informacionet e para raportohet për një viktimë, ndërsa ende nuk ka të dhëna të plota mbi rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e Policisë, ndërsa në zonë po shkon edhe ambulanca e Spitalit të Bulqizës. Ekipet e emergjencës pritet të ndërhyjnë për nxjerrjen e personave nga automjeti dhe për të përcaktuar pasojat e plota të aksidentit. Policia pritet të nisë hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.
Burimi:
ntv.al