Tritoli në makinën e administratorit në Shushicë, arrestohen dy të dyshuar
Dy persona janë arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se janë përfshirë në vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e administratorit të njësisë administrative Shushicë. Në pranga kanë rënë shtetasit Sh. M., 41 vjeç dhe E. S., 43 vjeç, të dy banues në Tiranë. Sipas Policisë, nga hetimet dyshohet se dy të arrestuarit, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë vendosur lëndë plasëse në automjetin në pronësi të 29-vjeçarit I. B., banues në Shushicë, i cili ushtron detyrën e administratorit të kësaj njësie administrative. Ngjarja u regjistrua rreth orës 02:50 të datës 19 tetor 2026, në fshatin Llakatund të Vlorës. Shpërthimi shkaktoi dëme materiale në automjet, por nuk raportohet për persona të lënduar. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për...
Burimi:
syri.net