Tritoli në banesën e mësuesit, paralajmërim për vëllanë e tij? Pista kryesore
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër, në oborrin e banesës së Meti Bushatit. Ngjarja është regjistruar rreth orës 21:30, kur persona ende të paidentifikuar kanë hedhur një sasi të vogël lënde plasëse në oborrin e banesës. Nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Meti Bushati dhe bashkëshortja e tij ushtrojnë profesionin e mësuesit. Ndërkohë, grupi hetimor po verifikon disa pista për zbardhjen e motivit të ngjarjes. Një prej tyre lidhet me vëllain e Meti Bushatit, Gëzim Bushatin, i cili jeton në Gjermani. Sipas burimeve, Gëzim Bushati ka pasur më herët probleme me ligjin në Gjermani. Megjithatë, deri në këtë fazë të hetimit nuk është përcaktuar nëse kjo...
Burimi:
ntv.al