Tritol në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen 2 automjete (EMRI)

Tritol në oborrin e një banese në Tiranë, dëmtohen 2 automjete (EMRI)

TIRANË- Një shpërthim me tritol është regjistruar pas mesnate në Tiranë. Lënda plasëse është vendosur në oborrin e banesës së shtetasit Sokol Ndreu, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy automjete të parkuara. Policia ka nisur hetimin lidhur me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, ndërsa pritet të zbardhen shkaqet dhe autorësia e saj. "Rreth orës 01:15, në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në oborrin e banesës së shtetasit S. N., rreth 56 vjeç,  dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë janë dëmtuar 2 automjete të parkuara në oborrin e kësaj banese,"-njofton Policia.