Tritol në derën e lokalit në Durrës, shënjestër Ramazan dhe Erjon Balla
Një shpërthim me lëndë plasëse ka tronditur gjatë natës një zonë në Durrës, ku një sasi eksplozivi është vendosur në derën e një lokali që ishte në përdorim të Ramazan dhe Erjon Ballës. Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të lokalit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë rrethuar zonën dhe kanë nisur mbledhjen e provave që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorëve. Ekspertët po kryejnë veprimet për përcaktimin e llojit dhe sasisë së lëndës plasëse të përdorur, ndërsa po verifikohen edhe rrethanat në të cilat është vendosur eksplozivi në hyrje të lokalit. Një nga pistat që po hetohet lidhet me ndonjë konflikt...
Burimi:
ntv.al