Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Treni pranë kufirit u sulmua, a është ky një paralajmërim për Europën?

Një sulm pranë territorit të BE-së dhe NATO-s ka rritur frikën se Moska po teston vendosmërinë e Evropës dhe po përpiqet të shfrytëzojë përçarjet mes vendeve që mbështesin Ukrainën. Sulmi rus ndaj një treni civil pranë kufirit Ukrainë-Poloni kishte për qëllim të frikësonte evropianët dhe të përçante vendet që mbështesin Ukrainën. Këtë e deklaroi ministri francez për Evropën dhe Punët e Jashtme, Jean-Noël Barrot, para samitit evropian për Arktikun në Rovaniemi të Finlandës. Sipas tij, sulmet ruse kishin goditur infrastrukturë civile, veçanërisht hekurudhat, pikërisht në një kohë kur Ukraina po zhvillonte një forum të madh për mbështetjen ekonomike. Në forum merrnin pjesë shumë përfaqësues biznesi dhe diplomatë nga vende të ndryshme të botës, sidomos nga Evropa. Barrot theksoi se objektivi i goditur ndodhej vetëm disa...