“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

“Trembet” Tajvani: Kina po forcon kontrollin ajror dhe detar përreth nesh

Tajvani ka paralajmëruar se Kina po rrit kontrollin dhe praninë e saj ushtarake në hapësirën ajrore dhe ujërat përreth ishullit, ndërsa vendimmarrja e Pekinit po bëhet gjithnjë e më e paparashikueshme. Vlerësimi është bërë në raportin vjetor të Tajvanit për kërcënimin ushtarak nga Kina. Sipas raportit, situata e sigurisë në rajon “vazhdon të përshkallëzohet”. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit vëren gjithashtu një rritje të pasigurisë në vendimmarrjen e autoriteteve kineze, veçanërisht pas një fushate të gjerë spastrimesh brenda niveleve të larta të ushtrisë. Kina e konsideron Tajvanin, i cili qeveriset në mënyrë demokratike, si pjesë të territorit të saj dhe nuk ka përjashtuar përdorimin e forcës për të vendosur kontrollin mbi ishullin. Ndërkohë, forcat kineze zhvillojnë pothuajse çdo ditë aktivitete ushtarake në hapësirën ajrore dhe...