Tre të rinj plagosen me thikë në Sarandë, dy në pranga, një në kërkim (EMRAT)
FOTO ILUSTRUESE SARANDË-Një plagosje e trefishtë me thikë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Srandë. Të plagosurit janë vëllezërit Elidon Shukulli, 24 vjeç, dhe Mario Shukulli, 20 vjeç, si dhe Andi Saliaj, 19 vjeç. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:55, në një subjekt tregtar në lagjen nr. 1 të Sarandës, pranë hyrjes për në shëtitoren e qytetit. Të rinjtë janë përfshirë në një konflikt me njëri-tjerin, ku sherri ka agravuar në përdorimin e thikës, ku si pasojë tre prej tyre mbetën të plagosur. Lidhur me ngjarjen është arrestuar Kamelo Aliaj, 22 vjeç, si dhe një prej të plagosurve, Andi Saliaj, 19 vjeç. Ndërkohë, Eduard Bajrami, 19 vjeç, është shpallur në kërkim.
Burimi:
zeri.ai