Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis
Tre operacione policore janë finalizuar gjatë 24 orëve të fundit në qarkun e Kukësit, duke çuar në pranga tre persona. Sipas Policisë, janë goditur raste të armëmbajtjes pa leje, kultivimit të bimëve narkotike dhe vjedhjeve me thyerje. Në Tropojë, në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”, policia arrestoi 45-vjeçarin E. M., banues në Markaj. Gjatë kontrollit të banesës, u gjet dhe sekuestrua një armë zjarri automatike dhe municion luftarak. Po në Tropojë, në kuadër të operacionit “Weekend”, u arrestua në flagrancë 38-vjeçari S. H., i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Sipas Policisë, gjatë kontrollit në një zonë të pyllëzuar në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, u konstatuan 42 bimë narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ishin kultivuar nga...
Burimi:
javanews.al