“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

“Tre avionë të rinj për shuarjen e zjarreve”- Kreu i Emergjencave Civile zbulon kontratën në Kuvend: Më 2025 paguam për ndihmën nga Evropa!

Tre avionë të rinj për përballimin e zjarreve pritet t’i shtohen flotës ajrore të Shqipërisë, dy prej të cilëve do të mbërrijnë në dhjetor dhe i treti në mars të vitit 2027. Kështu deklaroi kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako, gjatë raportimit në Komisionin Parlamentar të Mbrojtjes, duke bërë të ditur se kontrata është mbyllur dhe se vitin e ardhshëm flota do të jetë në kapacitetin maksimal. Çako deklaroi se gjatë vitit 2026 Shqipëria nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për ndihmë pranë Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile për përballimin e zjarreve. Sipas tij, kjo është bërë e mundur falë gatishmërisë së flotës ajrore, me 3 helikopterë Cougar, 2 Black Hawk dhe 2 avionë Air Tractor, të cilët mundësuan menaxhimin e zjarreve në kohë reale. Ndryshe...